Pasi mbajti mbi “shpatulla”, “djajtë” e Manchester United përgjatë gjithë këtij sezoni, bordi i këtyre të fundit ka vendosur t’i “dhurojë” një kontratë të tyre, “yllit” të tyre të sulmit, Marcus Rashford.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, klubi dhe anësori 25-vjeçar janë në bisedime e sipër për sigurimin e një kontrate të re, ku padyshim një rol të rëndësishëm e ka luajtur dhe tekniku Erik ten Hag, i cili ka bërë një punë fantastike që në sezonin e tij të pare te “djajtë”.
Falë performancave të tij, Rashford jo vetëm që po “fiton” një kontratë të re, por u bë dhe lojtari i parë i akademisë që nga vitit 1998, i cili fiton çmimin “Lojtari i Sezonit” nga tifozët e “djajve”, kjo pas 30 golave të shënuar dhe 11 të asistuar në 56 përballjet e zhvilluara këtë sezon. /i.m /abcnews.al