Për të distatën herë këto vitet e fundit, Kombëtarja kroate nuk arriti të triumfonte në një finale të rëndësishme, ku kësaj radhe u mund nga “iberikët” e Spanjës, në finalen e UEFA Nations League, pas goditjes së 11-metërshave.
Pavarësisht rezultatit, për kapitenin dhe “liderin” kroat, Luka Modric, ky ndoshta mund të ketë qënë kompeticioni i tij i fundit me Kombëtaren dhe në përfundim të ndeshjes, 37-vjeçari bëri dhe një koment të shkurt për mediat, teksa tha se e ka marrë tashmë një vendim për të ardhmen e tij.
“Jam i qartë në lidhje me vendimin për të ardhmen time, por nuk ka ndër mend që ta them tani”, u shpreh Modriç para gazetarëve, duke mbajtur sërish “gjallë”, “enigmën” e të ardhmes së tij në Kombëtare.
Ndërkaq, kujtjomë se Luka Modric është një ndër lojtarët më vendimtarë e më të mirë në historinë e futbollit kroat, ku që prej vitit 2018, Kroacia zuri vendin e 2-të në Botërorin e Rusisë, vendin e 3-të në Botërorin e Katarit, si dhe arriti finalen e UEFA Nations League. /i.m /abcnews.al