Shënoi penalltinë vendimtare, Carvajal: Kishim besim, në fund çdo gjë shkoi siç duhet

schedule08:56 - 19 Qershor, 2023

schedule 08:56 - 19 Qershor, 2023

Për herë të parë në historinë e tyre, “iberikët” spanjollë arritën të fitonin trofeun e UEFA Nations League, ku pas goditjes së 11-metërshave në finalen e madhe ndaj Kroacisë, “la furia roja” u tregua më e saktë duke kapur kështu trofeun.

Pas ndeshjes një koment të shkurtër për mediat e bëri dhe golashënuesi i penalltisë vendimtare, anësori i mbrojtjes së Real Madrid, Dani Carvajal, i cili tha se pavarësisht mënyrë si shkoi lojës, lojtarët kishin besim te fitorja.

“Është një mundësi unike për shumë prej nesh, që u lamë jashtë në liga shumë të rëndësishme. Nuk mjaftuan 120 minuta dhe në fund u zgjidh me penallti. Kishim besim, po ju them, shkoi mirë. Penalltia vendimtare? E kisha shumë të qartë çfarë duhet të bëja”,- u shpreh Carvajal. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!