Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti fatal i familjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut, vijojnë kërkimet në lumë për të gjetur trupat e tyre

schedule13:13 - 18 Qershor, 2023

schedule 13:13 - 18 Qershor, 2023

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dha informacione lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Maqedoninë e Veriut, ku një veturë me targa të Republikës së Kosovës ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lumin Lepenc.

Në veturë ndodheshin katër pjesëtarë të një familjeje nga Kosova. Njëri prej tyre ka arritur që të dalë nga lumi Lepenc, përderisa të tjerët janë në kërkim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes procedurave të përshpejtuara ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e RMV-së, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase. Për shkak të rreshjeve të shumta të ditëve të kaluara, operacioni është duke u realizuar me disa vështirësi por pa epilog deri më tani. MPJD do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të mëtejme.”, u bë e ditur në komunikatë.

Në vendngjarje doli ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi.

MPJD potencoi se krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!