Elseid Hysaj vlerësoi maksimalisht sfidën e kuqezinjve ndaj Moldavisë dhe tha se kjo është rruga që kombëtarja duhet të ndjekë, teksa komplimentoi edhe punën e bërë nga trajneri Sylvinho.
A besoni se kjo është forma më e mirë e Kombëtares?
Unë besoj që në këtë ndeshje sot kemi treguar një formë shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë kështu, do të jetë shumë e vështirë për të gjitha skuadrat kundërshtare.
Duket se me skemat e Sylvinhos jeni përshtatur të gjithë më mirë…
Besoj që po, sepse kemi shumë lojtarë që luajë me katër në mbrojtje, në skuadrat përkatëse. Edhe Bajrami gjen veten më mirë me këtë skemë, ndaj besoj se ishte zgjedhje e mirë ajo e Sylvinhos trajner.