SHKODËR- Muzeu është i ndarë në disa pjesë, ku objektet tregojnë se si i kanë mbijetuar periudhës, për At Luigi Aluisi ka qenë një dëshmi e fortë kjo se si në Shqipëri besimtarët jetuan edhe një herë në katakomba.
” Unë kam punuar në katalogimin e gjithë këtyre objekteve të cilat për 13 vite Monsinjor Massafra i ka grumbulluar, i kam marrë në dorë, i kam pastruar, i kam matur. Është e qartë se secili nga këto objekte tregon një histori. Janë histori të mrekullueshme… Këtë Shën Anton e kam marrë unë, dhe personi që e ka dhuruar është shprehur se këtë ikonë e kam pasur gjithmonë në shtëpi, edhe gjatë komunizmit. Kjo valixhe është për të cilën janë bërë vite burg. Ka qenë e ruajtur nën tokë. Dhe unë mundem vetëm të imagjinoi vuajtjet e këtyre personave, jo diçka e thënë por e vërtetë dhe e tmerrshme. Ajo që është shumë interesante është ky set, që është devocioni që bënin njerëzit për meshën e shenjtë, është fshehur, nën dyshemenë e shtëpisë, dhe i kanë sjellë, pasi kanë hapur dyshemenë për të kryer punime i kanë gjetur dhe i kanë sjell këtu në muze”, tha ai.
“Të kujtosh” nuk është vetëm të mos harrosh, por edhe të kesh përsëri vetëdijen e identitetit që na përcakton në të tashmen, duke na lejuar të hedhim bazat për të ardhmen. Në këtë kuptim, Muzeu Dioqezan nuk është vetëm një veprim për të mbrojtur dhe vlerësuar dëshmitë materiale dhe jo materiale që i përkasin historisë sonë, por një veprim kulturor që synon ta bëjë vizitorin të takohet me një realitet pasojat e të cilit janë ende të dukshme në të tashmen.
“Ne kemi bërë në këtë ambient dy pjesë, pjesën e bukurisë së fesë që ka shqiptari qe ishte e plagosur, dhe në pjesën tjetër bukuri së fesë që ka shqiptari atë të ruajtur dhe të mbrojtur. Siç është kjo statuja e Shën Rrokut që ka qenë e murosur….Kemi dashur ta rikonstruktonim siç ka qenë e murosur në shtëpi. Është një vepër shumë e mirë nga shkolla Veneciane me dru polikromi, në s’kemi mundur ti prekim gjitha vrimat e shkaktuara nga brejtja, ne e kemi vetëm sanuar me qëllim që të ndërpritet dëmtimi i më tejshëm”, shtoi ai.
Muzeu dioqezian, i pari i këtij lloji në vendin tone, mbart mbi vete historikun e lindjes dhjetëra vjeçar të forcimit të besimit të krishterë. Një pavion të veçantë ka edhe për 38 martirët e fesë…
Në muze ndodhen e veshjet e Dom Simon Jubanit, priftit katolik, i cili mbajti meshën e parë në nëntor të vitit 1990, madje janë pikërisht ato veshje. Vendi brenda të cilit Muzeu Dioqezan gjen vendosjen e tij është domethënës, i lidhur ngushtë me Katedralen e Shën Shtjefnit, në anën e jugut dhe poshtë kambanores madhështore. Katedralja që e përfshin është pjesë përbërëse e tregimit të Muzeut, dhe ata përbëjnë në tërësi një projekt të integruar, mes dy realitetesh që plotësohen duke e pasuruar njëri-tjetrin.