Analisti Edvin Kulluri, gjatë intervistës për “News Line” në ABC News, komentoi edhe zgjedhjet për kreun e ri të PD-së që pritet të mbahen me 29 Korrik. Për Kullurin, me Lulzim Bashën nuk ka pasur dhe as nuk ka për të pasur zgjedhje në PD ndërsa shtoi se mund të ketë vetëm vetëemërim.
“Me Lulzim Bashën as nuk ka pasur as nuk ka për të pasur zgjedhje në PD. Mund të ketë vetëemërim, ngrirje, shkrirje, luftëra dhe revolucione që nuk fillojnë kurrë dhe s’ka si të mbarojnë. Zgjedhje me Lulzim Bashën nuk ka. Në vitin 2017, zgjedhjet janë manipuluar për Lulzim Bashën në shkelje të hapur të statutit që nga ngrirja dhe mbushja e kutive.
Në vitin 2021, grupi që kam qenë pjesë dhe sot që është Rithemelim, e kemi denoncuar me fakte që janë futur mbi 20 mijë vota në kuti për Lulzim Bsshën dhe këtë e ka bërë me kryetarin aktual të Rithemelimit. Kur Lulzim Basha nuk bënte garë bashkë me Sali Berishën, imagjinoni se ca do të bëjë vetë. Nuk ka asnjë lidhje me votën.”, tha Kulluri./abcnews.al