E ardhmja e Sirisë do të jetë tema kryesore e samitit mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Krijimi i një komiteti kushtetues, menaxhimi i refugjatëve dhe krijimi i një zone sigurie në Siri do të jenë ne fokus te diskutimeve.
Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen në Ankara për të vendosur se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e Sirisë. Samiti organizohet pas bombardimeve të reja ajrore të forcave qeveritare siriane në zonën e Idlib, bastioni i fundit i rebelëve në vend.
Rohani, Erdogan e Putin do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve pas shtatë muajsh që nga takimi në Sochi. Krijimi I një komiteti kushtetues, menaxhimi I refugjatëve dhe krijimi i një zone sigurie në Siri do të jenë temat kryesore të samitit.
Këtë të dielë presidenti sirian Bashar al Assad u informua për axhendën e mbledhjes nga i dërguari special për Sirinë i Kremlinit.
Presidenti sirian konfirmoi se do të ketë amnisti të re për të gjithë ata që janë larguar nga rradhët e ushtrisë. Ndërkohë janë me qindra mijëra sirianët që jaanë larguar nga vendi për të shmangur regjistrimin në ushtri. Por ky vendim nuk do të aplikohet për sirianët që janë bërë pjesë e grupeve të rebelëve. /ABC News Albania 24/7