Tre policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë.
Vendndodhja e tyre zbulohet nga avokati serb Çedomir Stojkoviç përmes një postimi në rrjete sociale ku ndër të tjera shkruan se prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh.
“Tre policët e arrestuar të Kosovës ndodhen në Kraljevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë. Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kraljevë do të vendos nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim për 30 ditë. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor.Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë. Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën.” shkruan ai.
? Prema Briselskom sporazumu Srbija tretira kosovsku policiju kao legalnu oružanu snagu. Zato ukoliko je pripadnik te policije zatečen sa oružjem na teritoriji Srbije bez kršenja ostalih zakona, on ne može biti uhapšen, jer je njegov status za Srbiju jednako legalan kao i status… pic.twitter.com/KnFa5OSTjW
— Advokat Čedomir Stojković ???? (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 16, 2023