SHBA- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,do të mbajë sot një konferencë online me gazetarë.
Konferenca pritet të zhvillohet duke filluar nga ora 15:00. Escobar me gazetarët do të bisedojë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.
Rrëmbimi I tre policëve të Kosovës nga forcat serbe nxehi edhe më tej situatën mes dy shteteve.
Autoritetet e Kosovës thanë se efektivët e saj janë rrëmbyer Brenda territorit, kurse Beogradi pretendon se arrestimi i tyre është kryer në brendësi të tokës së saj.
Gjithsesi, KFOR-i të enjten tha se nuk kanë qenë prezent në zonën tek e cila u rrëmbyen tre efektivët.
Nga ana tjetër, Departamenti i Shtetit Amerikan bëri thirrje për lirimin e “pengjeve” pa asnjë kusht, por deri tani nuk ka ende asnjë vendim për lirimin e tyre./ n.m.abcnews.al