SHBA dhe Irani janë afër marrëveshjes për lirimin e të burgosurve

schedule15:33 - 15 Qershor, 2023

schedule 15:33 - 15 Qershor, 2023

Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë afër finalizimit të një marrëveshjeje që do të çonte në lirimin e amerikanëve të mbajtur në burgjet iraniane, pohoi ministri i Jashtëm i Omanit, Said Badr Albusaidi, në një intervistë të dhënë për uebsajtin Al-Monitor. Ndërsa informacione të ngjashme u publikuan pak ditë më parë në Wall Street Journal.

“Mund të them se është afër një marrëveshje. Çështja ndoshta është kryesisht e një natyre teknike. Ata duhet të kenë një kornizë dhe një afat kohor se si do të orkestrohet kjo”, tha ministri i jashtëm i Omanit, vendi i të cilit vepron si ndërmjetës në bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së.

Irani, nga ana e tij, do të dëshironte të “shkrijë” miliarda dollarë të aseteve iraniane të ngrira në bankat e Koresë së Jugut për shkak të sanksioneve të SHBA. Sipas raporteve, Iranit me të vërtetë mund të lejohet të ketë akses në këto fonde, por vetëm për qëllime humanitare.

Nga ana tjetër, Uashingtoni dëshiron që Irani të vazhdojë me lirimin e shtetasve amerikanë (Siamak Namazi, Emad Shargi, Morad Tahbaz) të mbajtur në burgun famëkeq Evin të Teheranit me akuzën e spiunazhit, një akuzë që të burgosurit dhe Uashingtoni e mohojnë kategorikisht.

Një diplomat evropian i tha Al-Monitor se një marrëveshje për të burgosurit është me të vërtetë “afër”.

Duke konfirmuar këtë çështje, një zëdhënës i misionit iranian në Kombet e Bashkuara tha se “ky raund i shkëmbimit të të burgosurve ka qenë në rendin e ditës për më shumë se dy vjet dhe ne jemi tani, më afër se kurrë për arritjen e një marrëveshjeje”.

Vihet re se iranianët kanë liruar në muajt e fundit të burgosur nga Belgjika, Danimarka dhe Austria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!