Kukësi është kthyer në një “gropë” dhe largimet duket se nuk kanë në plan të ndalen. Nga verilindorët është larguar edhe futbollisti i 15 për këtë merkato vere dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Antonio Ilieski.
Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut u afrua te Kukësi merkaton e shkuar ndërkohë që nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme në skuadër. Kjo ka bërë që palët të arrijnë në një marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke i dhënë fund aventurës me fanellën blu.
Vetë Ilieski e ka zyrtarizuar diçka të tillë në “Instagram”, aty ku ka falënderuar klubin e Kukësit për mundësinë e dhënë e duke u përshëndetur në këtë mënyrë. “FK Kukësi faleminderit për gjithçka”, shkruan mbrojtësi 26-vjeçar.
LARGIMET E KUKËSIT:
Juan Martinez, Xhonson Ovusu, Shqiprim Taipi, Edi Basha, Betim Halimi, Ergys Peposhi, Redon Dragoshi, Altin Bytyçi, Gabriel Barbosa, Edison Ndreca, Gjelbrim Taipi; Rezart Kokollari, Laurenc Xheka, Ebert Kardozo, Antonio lieski/ h.ll/abcnews.al