Mbrëmjen e ditës së sotme, e enjte 15 qershor, Spanja dhe Italia do të ndeshen së bashkur për një biletë në finalen e Ligës së Kombeve.
Në prag të kësaj sfide klasike europiane, Bonucci ka dalë në konferencën për shtyp ku ka deklaruar se ata duan të çojnë në shtëpi këtë trofe, ku në finale ndodhet Kroacia.
“Fitoret nuk të bëjnë kurrë keq dhe objektivi jonë është pikërisht fitorja, pasi kështu mund të shkojmë në finale. Luajmë kundër një ekipi të madh si Spanja, por jam i bindur se nëse në fushë shfaqim grintën e treguar gjatë Europainit të fundit, mund të fitojmë ndaj tyre, pse jo edhe këtë trofe”, është shprehur mbrojtësi italian./h.ll/abcnews.al