Vrasja e Santiago Malkos, ndalohet një person i dyshuar

schedule16:30 - 15 Shtator, 2019

schedule 16:30 - 15 Shtator, 2019

Një person u ndalua nga policia e Tiranës në lidhje me vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. 39-vjeçari nga kryeqytetit dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Policia e Tiranës ka ndaluar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin e mbrëmjes së 27 gushtit ndaj Santiago Malkos.

39-vjeçari nga kryeqyteti dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Ky është ndalimi i parë pas ekzekutimit të ish-efektivit Santiago Malko.

Dëshmia e personit nën hetimit sipas grupit hetimor mund të çojë edhe në identifikimin e autorëve ose porositësve te vrasjes.

Gjatë seancës së marrjes në pyetje, i ndaluari ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke shtuar se, ka qenë thjesht kalimtarë në momentin e atentatit të 26-vjeçarit.

Viktima, Santiago Malko u ekzekutua në mënyrë mafioze në zonën e Porcelanit.

Në momentin kur u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të 26-vjeçarit ky i fundit ishte duke folur në telefon dhe kishte ulur shpejtësinë e makinës së tij, duke mos vënë re asgjë nga ndjekja që po i bëhej nga dy automjete.

Nga  këqyrja e pamjeve rezultoi se pas automjetit të viktimës BMW X5 qëndronte një makinë tip Volkswagen Golf 6 dhe pas tyre në një distancë të afërt ishte edhe makina e autorëve të dyshuar të atentatit tip Mercesdes-Benz CLS ngjyrë e zezë.

Mercedesi më pas u gjet i shkrumbuar në fshatin Ferraj. Në makinën e djegur u sekuestrua arma e dyshuar e krimit, doreza, atlete dhe rroba, të cilat dyshohet se u përdorën nga autorët për të ekzekutuar Santiago Malkon.

Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për shkak të implikimit të 26-vjeçarit në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë, të cilat vijojnë të jenë pa autorë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!