“Ne si aleatët, presim hetimet e KFOR”/ Rama: Kush thotë se po heshtim, po i shërben luftës politike

schedule20:11 - 14 Qershor, 2023

schedule 20:11 - 14 Qershor, 2023

Atyre që thonë se Shqipëria po hesht pas rrëmbimit të tre policëve në Veri të Kosvës kryeministri Edi Rama u përgjigjet se nuk duhet ti hedhin benzinë zjarrit me akuza por të presin hetimet e KFOR. Në reagimin e tij të parë për këtë çështje, kreu i qeverisë shqiptare thotë se kush deklaron se ai po hesht, nuk e bën për Kosovën, por për luftë politike.

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”.

Kryeministri shqiptar kujton  se për zgjidhjen e krizë në Veri të Kosovës Shqipëria ndjek vetëm një rrugë, atë të bashkësisë euroatlantike.

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!

Qeveria shqiptare ashtu sikurse Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të vërë në zabtim propozimet për shtensionimin e situatës në veri duke tërhequr menjëherë trupat policore dhe mbajtjen e zgjedhjeve  të reja në komunat me shumicë serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!