TIRANË- Kosova duhet të ishte njoftuar për draftin, që kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama u ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez për propozimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi, nga studioja e ABC News.
“Edi Rama mund ta mbante rezervë, dhe pa ja shpërndarë përkatësisht qeverisë së Kosovës këtë propozim, vetëm në rasatin kur ai do të ishte de fakto një dokument i prodhuar nga ndërkombëtarët, të cilin Edi Rama po e marketonte dhe po e shpërndante. Kosova është ndjerë jo mirë, që nuk ka një informacion të shkurtër, në lidhje me ato që janë piketat e propozimit të Ramës për asociacionin. Ironia e Kurti më pas, që këtë draft të shkojë dhe t’ia propozojë Vuçiçit, është një ironi e cila, është një ndër shkaqet e prishjes së mbledhjes së sotme. Në lidhje me propozimin Rama, qeveria kosovare do duhet të kishte një informacion, por selektiv, sepse këto janë materiale konfidencialiteti. Por në teori dhe parim, jam dakord që Kosova do duhej të ishte njoftuar me propozimin shqiptar sa i përket statusit të komunave serbe në Kosovë”, tha ai.
A dënoi veprimet e kryeministrit Kurti dhe gjihën që ka përdorur për ndërkombëtarët dhe kryesisht ndaj sekretarit amerikan, Antony Blinken. Sipas Minxhozit, nëse do largoheshin ndërkombëtarët, atëherë Kosova nuk mund të ekzistonte si shtet dhe këtë fakt e di shumnë mirë politika kosovare.
“Kosova nuk ekziston si shtet, nëse ndërkombëtarët largohen. Është papërgjegjshmëri ekstreme e një kryeministri, që të dalë në media, e të thotë: nuk do të vija bast që ne nuk i përballojmë të vetëm serbët edhe po të ikin ndërkombëtarët. Kjo është një aventurë verbale e Kurtit, sepse ai më i pari, e di se në sherrin e komunave, nëse nuk do të futej ne mes, forca ndërkombëtare, pa prezencën e SHBA, Kosova nuk ekziston si shtet. Nuk mund t’i thuash naiv sekretarit të SHBA, sepse është garanti yt si shtet. Në këtë pikë Kurti është gabim”, tha ai./ n.m.abcnews.al