Rusi, ndihmësja e Navalny dënohet me 7 vite burg për “ekstremizëm”

schedule12:07 - 14 Qershor, 2023

schedule 12:07 - 14 Qershor, 2023

Një gjykatë ruse në qytetin Ufa të Urals dënoi sot ish-kreun e fushatës elektorale të liderit të opozitës të burgosur Alexei Navalny me shtatë vjet e gjashtë muaj burg, njoftuan mediat ruse.

Liliya Tsanisheva u dënua për “krijim të një organizate ekstremiste”, sipas mediave ruse.

Mbështetësit e Navalny reaguan me zemërim ndaj dënimit të Tsanisheva.

Navalny, kundërshtari më i njohur i Putinit, po vuan gjithsej 11.5 vjet burg për mashtrim dhe akuza të tjera që ai thotë se janë krijuar për t’i mbyllur gojën. Ai përballet me akuza për “ekstremizëm” që mund të zgjasë burgimin e tij për dekada.

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore e konsiderojnë Navalny një të burgosur politik. Kremlini e mohon këtë dhe refuzon të ngrejë çështjen e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!