“Propozimi i Ramës për asociacionin”, Kurti: Duhet t’ia propozojë Vuçiç për shqiptarët në Serbi

schedule11:44 - 13 Qershor, 2023

schedule 11:44 - 13 Qershor, 2023

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediat këtë të martë ka theksuar se ka kërkuar nga Borrell një takim sa më shpejt për të diskutuar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Kosova.

Kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se ai ka kërkuar intensifikimin e dialogut si fillim dhe që më pas të nisë dhe zbatimi i marrëveshjes me Serbinë.

“Unë nuk kam marrë përgjigje akoma nga Borrell në lidhje me një takim, por së shpejti do të kemi një përgjigje. Unë jam konstruktiv dhe i përkushtuar pasi pa intensifikimin e dialogut nuk zbatohet marrëveshja. Ne e kemi marrëveshjen bazike, por me intensifikimin e dialogut mund të vihet dhe në zbatim. Në takimin e 18 marsit në OHËR ku unë kam ofruar që të shkruaj draft statutin, pasi nuk dua që të domino, por të jenë të drejta të barabarta. Kam kërkuar një dakordim për parimet bazë, pasi nuk mund të ballafaqojmë letra dhe tekste nuk mund të zbatojmë parime dhe frymë”, ka thënë Kurti.

Kurti ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë se propozimi i Ramës për asociacionin në Komunat e veriut ku ka theksuar se para se të bëhej për Kosovën në Paris dhe në Berlin, Rama këtë propozim duhet tja bënte Vuçiç për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Ai ka theksuar se në radhë të parë Kushtetuta e Shqipërisë kërkon mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve jashtë kufinjve, ndaj dhe rama këtë propozim si fillim duhet ta bëjë për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën.

Kryeministri Rama beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu unë propozoj që Rama këtë draft statut t’ja prezantojë Vuçiç në takimin e radhës në Ballkanin e Hapur. Kryeministri Rama nëse mendon se ky është modeli i duhur duhet që propozimit t’ja bëjë për Preshevën, Bujanovc dhe Medvegjë, pasi në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se duhen mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve. Ndaj mendoj që në vend që Rama të propozojë për serbët në Kosovë, në Berlin dhe në Paris, t’ja propozojë Beogradit për shqiptarët në Serbi”, ka thënë kryeministri Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!