Dita e sotme është kthyer në një ditë zyrtarizimesh te “të kuqtë” e Partizanit, teksa menjëherë pas prezantimit të teknikut të ri, Zoran Zekiç, “demat” kryeqytetas kanë prezantuar dhe “pasardhësin” e “bomberit” dibran, Xhuliano Skuka.
Kampionët e Superiores kanë nënshkruar në mënyrë përfundimtare, me “bomberin” e Korabit, Alber Keko dhe ashtu si Skuka ka vendosur të bëhet pjesë e kryeqytetasve, teksa gjithçka është prezantuar për publikun me anë të një postimi në profilin zyrtar të klubit në “Facebook”.
“Partizani zyrtarizon afrimin e Albers Kekos. Sulmuesi kryeqytetas është përforcimi i parë i kampionëve të Shqipërisë. Klubi ka aktivizuar klauzolën e blerjes së Kekos nga Korabi, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 21 vjeçari është prezantuar sot nga presidenti Demi dhe bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Korabi, skuadër me të cilën shënoj edhe 14 gola”,- thuhet në njoftimin e klubit. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i klubit: