Ashensori zë poshtë teknikët/ Krujë, të plagosur një shqiptar dhe një turk, ishin duke e testuar

schedule19:13 - 12 Qershor, 2023

schedule 19:13 - 12 Qershor, 2023

Dy punonjës teknikë ashensorësh kanë mbetur të plagosur këtë pasdite në Krujë.

Një shqiptar dhe një shtetas turk po testonin ashensorin në një pallat të ri në lagjen “Zim Zeneli”, kur ai është shkëputur duke i zënë poshtë.

Dy punonjësit janë dëmtuar në krah dhe në këmbë.

Ata janë transportuar në spitalin e Krujës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!