Lajm i bujshëm nga Anglia në lidhje me merkaton.
Sipas “Evening Standard”, javët e fundit Chelsea i ka ofruar Milanit rreth 90 milionë euro për të blerë Mike Maignan, por kuqezinjtë ia kanë kthyer mbrapsht ofertën dërguesit.
Milan e konsideron portierin francez të pashitshëm. Tashmë, Chelsea kthehet nga Onana përsëri, me portierin zikaltër që ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon.
Gjithsesi, edhe për të “blutë” e Londrës do ta kenë të vështirë pasi zikaltërit po mendojnë t’i rinovojnë kontratën./h.ll/abcnews.al