Ndryshime në fanellat e brazilianëve, Vinicius dhe Rodrygo me numra “yjesh” pas shpine

schedule14:53 - 12 Qershor, 2023

schedule 14:53 - 12 Qershor, 2023

Si rrallë herë, Real Madrid kishte të lirë numrat “9”, “11” dhe “7” pasi në pak orë u larguan nga skuadra Benzema, Hazard dhe Asensio.

Megjithatë, dy numra janë rezervuar dhe tashmë ka mbetur vetëm “9” e sulmuesit qendror.

Numrin “7” me të cilin ka shkëlqyer së fundmi Cristiano Ronaldo ,por dështoi Eden Hazard, do ta mbajë sezonin e ri Vinicius Jr i cili kishte numrin “21”. Për yllin e Real Madrid tashmë përgjegjësia rritet pasi ai numër nuk mbahet nga të gjithë.

Numrin “11” që në vitet e fundit e kanë pasur Bale dhe Asensio, sezonin e ri do ta mbajë Rodrygo./h.ll/abcnews.al