Situata e shitjes së Man United duket se po merr vrull dhe është në fazën përfundimtare pas muajsh bisedimesh.
Sipas Daily Mail dhe Times, javën e ardhshme (12-18 qershor) pritet që familja e amerikane të pranojë ofertën më të mirë të mundshme.
Kjo vjen menjëherë pasi Sheiku Jassim bin Hamad Al Thani bëri një ofertë të re prej rreth 6 miliardë paund, duke përfshirë 5 miliardë paund për të blerë klubin dhe 1 miliard për të investuar në klub.
Sheiku tani beson se ai është shumë në garë për të fituar betejën kundër Sir Jim Ratcliffe për marrjen e klubit.
Të dy ofertuesit tani janë duke finalizuar detajet me Raine Group (të cilët po trajtojnë procedurën e shitjes) dhe kanë bisedime ligjore për finalizimin e procesit të shitjes.
Sido që të jetë, tani ka të ngjarë që Glazers të emërojnë ofertuesin e tyre të preferuar deri në fund të javës së ardhshme dhe t’i japin fund kësaj procedure të gjatë. /G.D abcnews.al/