Al-Hilal dëshiron të hedhë një bombë në futbollin botëror. Klubi saudit kërkoi blerjen e Lionel Messit, duke i ofruar 1.2 miliardë euro për ta bindur që të transferohej për dy vitet e ardhshme në Arabinë Saudite, por në fund superylli argjentinas e refuzoi atë, duke përfunduar te Inter Miami.
Pavarësisht kësaj, klubi i Lindjes së Mesme nuk po dorëzohet dhe po kërkon të sjellë një emër shumë të madh në tregun e transferimeve.
Objektivi këtë herë është një tjetër superyll, i cili do të largohet nga Paris Saint-Germain pavarësisht se ka një kontratë me ta. Ai është Neymar.
Mbetet për t’u parë se cili është qëllimi i Neymar për vazhdimin e karrierës së tij, nëse do të ndjekë paratë apo do të mbetet në Evropë. /G.D abcnews.al/
? Après l’échec Messi, Al-Hilal se tourne désormais vers Neymar !
Une délégation du club s’est envolée pour Paris vendredi.
Rien n’est fait, mais le PSG est ouvert à une vente.
(@JacobsBen / @CBSSportsGolazo) pic.twitter.com/yEeVo8efKr
— BeFootball (@_BeFootball) June 11, 2023