2000 vjet më pas, bukuria e tyre e gdhendur në mermer admirohet ende. Janë gra dhe vajza që jetuan në një qytet kolonial siç ishte Apolonia, themeluar nga korintasit e më pas sunduar nga romakët.
“Statuja femërore në Apoloni ka shumë, disa prej tyre paraqesin figura metologjke të lidhura me perëndi të ndryshme, si Athinanë, Artemisën, por gjithashtu kemi edhe figura që lidhen me personazhe të rëndësishme të qytetit”, tha arkeologu Arjan Dhimo.
Me personalitete si Oktaviani që studioi filozofi në auditorët e Apolonisë, banorët e kësaj të fundit ishin pjesë e shoqërisë së lartë. Megjithë ndarjet ne shtrësa, qytetarët këtu jetonin me privilegje dhe luks, veçanërisht gratë.
Mes statujave femërore të qytetit antik, dallohet ai me mbishkrimin Vilia Dikaiosini. Identiteti i vajzës nuk dihet ndërsa Vilia është mbiemri i një familjeje me pushtet në kohën kur qyteti u popullua me romakë.
Vajza e panjohur që arkeologët e emërtojnë sipas mbishkrimit që mban busti i mermertë, ka qënë padyshim ndër më të bukurat e qytetit antik.
Kozmetika e ditëve të sotme nuk ka më shumë aksesorë sa ajo e femrave apoloniate.
Një tjetër figurë gruaje e quajtur Patrona tregon për shkallët e hierarkisë që ekzistonin brenda shtresës së lartë.
Apolonia ka pasur një numër prej 50 mijë banorësh në kohët e saj të arta. Pjesa më e madhe e popullsisë si në cdo qytet të lashtësisë, kanë qënë skllevër. Qyteti u bë i njohur si destinacion arkeologjik në vitin 1861 nga francezi Leon Rei. Është ndër parqet më të mëdhenj dhe të bukur arkeologjikë me një sipërfaqje që shtrihet në 700 ha dhe me vizitorë që shtohen nga viti në vit./abcnews.al