Në finalen e vitit të 2010 të Champions League mes Interit dhe Bayern Munich, ku zikaltërit fituan trofeun falë dy golave të Diego Milito, kamerat e stadiumit filmuan një moment i cili u bë viral më pas për shumë vite.
Një tifoz i Interit, i quajtur Edoardo, u kap nga kamerat teksa qante duke parë Interin të fitonte finalen e Madrid dhe gjatë gjithë kohës ishte duke filmuar me një aparat dixhital të kohës.
Sot, 13 vite më vonë, ai është në Stamboll për të ndjekur në stadiumin Interin e tij i cili do të luajë në finale ndaj Manchester City dhe ka sjellë me vete aparatin fotografik dixhital për të shpresuar që Interi të fitojë përsëri./h.ll/abcnews.al