Qyteti i Pogradecit për të 13-tin vit rradhazi bëhet mikpritës për koloninë ndërkombëtare të piktorëve.
Artistëve që dikur vinin kryesisht nga Ballkani këtë vit u janë bashkuar edhe piktorë nga Rusia, Anglia dhe Turqia. Pogradeci me natyren mbreselenese eshte per ta një muzë frymëzimi.
Për Sajmir Ahmetin, organizatorin e kësaj kolonie piktoresh, këtë vit punimet janë shumë të mira.
Ndërsa, piktori i shquar Anastas Konstandini shprehet se Pogradeci është vetë piktura; madhështore, prekëse dhe poetike.
Sajmir Strati, piktori dhe autori i njohur i mozaikeve, tregon se Pogradeci të ofron magjinë që nuk e gjen dot në metropol.
Ndërkohë, të gjithë pjesëmarrësit do të lënë si dhuratë një nga Pikturat e tyre në fondin e Galerisë së Arteve në Pogradec./abcnews.al