Zgjedhjet e Malit të Zi, kryetari i Tuzit: Nëse jemi në qeveri, do të jemi zë i fortë për mbrojtjen e pozicionit të Kosovës

schedule11:35 - 10 Qershor, 2023

schedule 11:35 - 10 Qershor, 2023

Kryetari i Komunës së Tuz njëkohësisht kandidat në zgjedhjet e parakohshme të zgjedhjeve të 11 qershorit, Nik Gjeloshaj është shprehur se do të jenë një zë i fortë i shqiptarëve në kuvendin e Malit të Zi.

Në një intervistë të dhënë për ABC News ai është shprehur se në fokus të punës së tyre do të jetë pozita që Mali i Zi do të ketë për qëndrimin ndaj Kosovës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse strukturat e Malit të Zi do të jenë kundër një fakti të tillë, atëherë do të përballen me një opozitë të ashpër.

“Jemi mburoja e integrimeve evropiane. Në qoftëse do të jemi pjesë e qeverisë do të jemi ato struktura siç ka unioni Evropian, SHVBA bashkëpunimi i mirë rajonal, do të përkrahë Kosovën dhe pranimin e saj në integrimet ndërkombëtare.

Nuk do ta vënë në pikëpytje njohjen e Kosovës në Malin e Zi, nëse strukturat nuk do ti zbatojnë këto ne do të jemi opozitë e ashpër. Nuk ka mundësi mundësi më për struktura të tilla, Mali i Zi e ka orientimin e tij është nga Evropa dhe besoj se në Malin e Zi do të fitojë një qeveri që do të vijojë integrimin evropian”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!