Një offcer policie është pushuar nga puna pasi ka goditur me grusht një grua të prangosur, sipas kamerave të sigurisë. 28-vjeçari, ish-oficeri i policisë në Loveland, Russell Marado, goditi me grusht 59-vjeçaren Angela Hall , e cila ndodhej në urgjencën e një spitali për t’u ekzaminuar nga specialistët.
Ditët e fundit policia vendase kishte marrë telefonata të shumta nga qytetarë të cilët raportonin se një grua po endet në rrugët e zonës, duke shkaktuar shumë herë problem në qarkullim, ndërkohë që sjellja e saj ishte e çuditshme dhe e pashpjegueshme.
Policia e dërgoi në paraburgim dhe më pas në një spital për analiza.
Sipas pamjeve, gruaja nis të shajë policët dhe infermierët e pranishëm. Nga ana e tij, ish-polici Russell Marado humbi durimin kur Hall e pështyu dhe më pas e goditi me grusht në fytyrë.
/abcnews.al