Burkina Faso ofron shpërblim për gjetjen e të kërkuarve

schedule16:49 - 9 Qershor, 2023

schedule 16:49 - 9 Qershor, 2023

Qeveria e Burkina Fasos ka ofruar një shpërblim deri në 293 mijë dollarë për 20 “terroristë të kërkuar”.

Ministria e sigurisë publikoi të enjten në faqen e saj në Facebook listën e 20 individëve “të kërkuar aktivisht për përfshirjen ose bashkëpunimin e tyre në planifikimin ose kryerjen e akteve terroriste” në vendin Sahel.

Sipas transmetuesit publik francez RFI, disa persona në listë ishin publikuar një vitë më parë nga ushtria.

Një kryengritje tetëvjeçare islamike ka vrarë më shumë se 14,000 njerëz dhe ka zhvendosur mbi dy milionë në Burkina Faso.

Ky njoftim erdhi disa ditë pasi persona të armatosur vranë më shumë se 20 njerëz në sulme, shumica prej tyre forca sigurie.

Kryengritja është përshkruar si kriza më e neglizhuar e zhvendosjes në botë nga Këshilli Norvegjez i Refugjatëve. /abcnews.al