Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE paralajmëroi pasoja për tensionet në veri, burimet për REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave nuk është opsion

schedule12:27 - 9 Qershor, 2023

schedule 12:27 - 9 Qershor, 2023

Pezullimi i liberalizimit të vizave nuk është një opsion për të ‘ndëshkuar’ Kosovën lidhur me situatën në veri. Kështu kanë thënë disa burime nga BE për Radion Evropa e Lirë. Ata paralajmëruan se po shqyrtohet mundësia e marrjes së masave nëse vazhdohet të shpërfillen kërkesat ndërkombëtare.

Ndërkombëtarët kanë paraqitur tre kërkesa për të qetësuar situatën në veri. Ata kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pjesëmarrja e serbëve në to si dhe nisja e punës për krijimin e Asociacionit. Nëse nuk përmbushen, do të ketë pasoja të rënda për të dyja palët kanë paralajmëruar ndërkombëtarët.

Situata në veri të Kosovës u tensionua më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!