Ish-kryeprokuror i Speciales kur u ngrit aktakuza për Hashim Thaçin, tani po heton Trump

schedule10:53 - 9 Qershor, 2023

schedule 10:53 - 9 Qershor, 2023

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është akuzuar për shtatë akuza, duke përfshirë shkeljen e ligjit të spiunazhit dhe komplotin për të penguar hetimin penal, në një vendim të prokurorit special, Jack Smith.

Smith ishte kryeprokuror i Speciales në qershor të vitit 2020 ku u ngrit aktakuza për krime lufte ndaj Hashim Thaçit.ai ka qenë në qendër të dy hetimeve federale për sjelljen e pahijshme të Trump – një në lidhje me ndërhyrjen e Trump në certifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe tjetri për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në Florida nga shtëpia  ish-presidentit “Mar-a-Lago”.

Gjatë një hetimi shtatë mujor, Smith dhe ekipi i tij intervistuan ish-zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, ndihmësit e Trump dhe stafin e Mar-a-Lago në hetimin e dokumenteve të klasifikuara përpara se të jepnin vendimin të enjten.

Një i pavarur i regjistruar, Smith u emërua nga Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland, në nëntor 2022 për të shërbyer si prokuror special që mbikëqyr dy hetimet. Departamenti i Drejtësisë nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me rolin e Trump në komplotin për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Mediat e huaja shkruajnë se pasi u emërua, Smith, në atë kohë kryeprokuror në gjykatën penale ndërkombëtare, punoi fillimisht nga Holanda ndërsa u shërua nga një aksident me biçikletë. Smith dha dorëheqjen nga ai rol, ku hetoi krimet e luftës në Kosovë, për të marrë postin e prokurorit special në ShBA./abcnews.al