11-vjeçarët shqiptarë shpallen kampionë ballkani në Taekwondo, “rrëmbejnë” medaljet e arit

schedule10:43 - 9 Qershor, 2023

schedule 10:43 - 9 Qershor, 2023

Elvira Caca dhe Aren Rushiti janë dy 11-vjeçarët shqiptarë, të cilët i kanë dhuruar Shqipërisë medalje ari në sportin e Taekwodo-s. Ata kanë shkëlqyer në Ulqini Open 2023, pasi Elvira u shpall për herë të parë kampione, ndërsa Areni për herë të tretë.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, bashkë me trajnerin Julian Caca, i cili është njëherësh dhe babai i Elvirës, ata kanë ndarë emocionet dhe detajet e kësaj gare të rëndësishme.

Shqipëria këtë herë ka marrë shumë medalje të arta, ka qene suksesi i radhës. Shqipëria këto kohët e fundit ka arritur suksese, jo vetëm në këto dalje internacionale, por dhe aktivitetet ndërkombëtare zyrtare, siç janë Ballkanik apo botëror, ku dhe aty kemi pasur sukses shumë të madh.

Me Elvirën kemi një luftë të përhershme që taekwond nuk është vetëm një sport fizik, por duhet dhe çik për femrat ta ketë për vetë mbrojtje. Kemi pasur instanca të përhershme, por tani ndodhi që ajo u promovua më tepër dhe arriti të dalë e para. Kështu që shpresoj që të jetë një hap i mirë ky për ne, që të shikojmë dhe aktivitetet e tjera.

Ndërsa, Areni ka bërë një koleksion medaljesh ari në turne të ndryshëm dhe këto i ka me pak mundim. E ka shprehur talentin e tij me punë se me fjalë është çik i heshtur, atje pastaj tjetërsohet komplet”, u shpreh trajneri.

 “Unë do punoj shumë fort për të qene kampione dhe shumë herë të tjera. Babi më ndihmon që të dal kampione dhe kjo më pëlqen shumë”, tha Elvira.

 “Unë jam ndjerë shumë mirë kur i mbarova ndeshjet. Kundërshtarët ishin të fortë perderisa dolën në finale me mua. Kundërshtari më i fortë ishte kundërshtari i parë se nuk arrita t’i merrja shumë pikë. Pastaj, në raundin e dytë dëgjova profesorin dhe e fitova me shumë pikë”, tha Areni./abcnews.al