23 të vdekur nga trazirat në Senegal, Amnesty International bën thirrje për hetim

schedule09:14 - 9 Qershor, 2023

schedule 09:14 - 9 Qershor, 2023

23 persona janë vrarë në trazirat që tronditën Senegalin javën e kaluar, një shifër më e lartë se numri i viktimave të dhëna nga autoritetet, duke kërkuar një hetim të pavarur.

Në Senegal, nga 1 deri më 3 qershor shpërthyen protestat  më të këqija të viteve të fundit, pasi kreu i opozitës Ousmane Sonko u dënua me dy vjet burg. Vendimi shkaktoi trazira të dhunshme që shkaktuan 16 të vdekur, sipas autoriteteve.

Vendimi i gjykatës do të thotë se ky politikan, i njohur në mesin e të rinjve dhe të varfërve, është jashtë garës për zgjedhjet presidenciale të shkurtit 2024.

Për më tepër, organizata denoncoi shkeljet e lirisë së shprehjes. Autoritetet ndërprenë aksesin në faqet e rrjeteve sociale dhe aksesin në internet celular për ditë të tëra.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!