Skuadra e Partizanit do të luajë në fundjave në transfertën delikate të Laçit. Grupi i lojtarëve është i plotë, por do të mungojë vetëm sulmuesi nigerian Solomon për shkak se u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit.
Skuadra e Partizanit do të udhëtojë të dielën në transfetën delikate të Laçit ku synimi kryesor janë tri pikët. Të kuqtë po përgatiten maksimalisht për duelin e fundjavës dhe në kampin kryeqytetas i njohin mirë vështirësitë në fushën kurbinase. Grupi i lojtarëve është i plotë dhe nuk ka të lënduar ndërkohë që e vetmja mungesë është sulmuesi nigerian Solomon i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në ndeshjen e fundit ndaj Flamuartit.
“Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet e radhës në kuadër të përballjes ndaj Laçit. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 10:00, si zakonisht në kompleksin sportiv “Pepa”, në Elbasan. Trajneri Franco Lerda ka patur në dispozicion grupin e plotë, pasi me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi Broën. Gjendja fizike e lojtarëve paraqitet optimale. Përgatitjet do të vijojnë të premten paradite në orën 10:00”, njofton skuadra kampione e Shqipërisë”
Në tre ndeshjet e para të kampionatit skuadra e Partizanit ka grumbulluar 6 pikë dhe mban vendin e katërt në renditje. /ABC News Albania 24/7