Prej disa javësh tashmë, në mediat britanike, por dhe në ato evropiane, po përflitet gjithnjë e më shumë, për një kalim të “arkitektit” kroat të mesfushës, Mateo Kovacic, nga “blutë” e Chelsea, te “qytetarët” e Manchester City.
Ditën e sotme për këtë temë foli dhe vetë mesfushori kroat, i cili fillimisht tha se ka mbetur edhe 1 vit nga kontrata e tij me “blutë” e më pas shtoi se vera është e gjatë, teksa nuk e mohon një largim nga “Stamford Bridge”.
“Kam mbetur edhe një vit nga kontrata ime me Chelsean. Ka qenë një sezon vërtet i keq. Gjithçka tregon se pas pesë vitesh do të ndryshoj ambientin tim, por do të shohim akoma çfarë ndodh.Finalja e Ligës së Kampionëve? Manchester City është një ekip i lartë dhe e meriton të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve. Kjo është ajo që duhet të them. Vera është e gjatë, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”,- u shpreh Kovacic. /i.m /abcnews.al