Trajneri portugez Zhoze Murinjo ka përgëzuar bashkëkombasin e tij Kristiano Ronaldon për formën e mirë në të cilën ndodhet. Ish – tekniku i Manchester United kërkon që të studiohet gjenetika e 34-vjeçarit.
Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë dhe limite dhe ajo që bën më së miri në fushën e lojës është goli. Në ndeshjen ndaj Estonisë Ylli portugez theu rekordin e Robi Kin duke u bërë futbollisti me më shumë realizime në kualifikueset e kampionatit Europiane me 25 gola, dy më shumë se legjenda irlandeze. Portugezi është në kuotën e 94 golave me përfaqësuesen dhe vetëm 16 realizime larg rekordit të iranianit Ali me 109 gola. Ronaldo mbush 35 vjeç në muajin shkurt, por vazhdon ende të mrekullojë me formën e tij në fushën e blertë. Paraqitjet e fituesit të pesë topave të artë janë vlerësuar nga bashkëkombasi i tij Jose Mourinho. Tekniku portugez e ka stërvitur Ronaldon për disa sezone me Realin, ndërkohë që theksoi se Cristiano duhet të studiohet për gjenetikën e tij.
“Cristiano Ronaldo nuk më befason me ato që bën në fushën e lojes. Është 34 vjeç, por vazhdon të luajë në nivele shumë të larta dhe ka ambicie të mëdha. Duhet të studiohet për gjenetikën e tij dhe për sigurisht edhe në aspektin psikologjik. Kur të jetë 50 vjeç dhe FIFA ta ftojë për një ndeshje legjendash, ai do të jetë më i miri”.
Cristiano Ronaldo ka deklaruar se do të luajë me Portugalinë edhe në botërorin e ardhshëm duke rritur shanset për të vendosur rekorde të reja me kombëtaren e Portugalisë.