Një helikopter është detyruar që të bëjë ulje të detyrueshme në Greqi për shkak të një problemi teknik.
Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Kefaloni, ku si pasojë janë plagosur lehtë dy persona.
Informacionet nga zjarrfikësit flasin për një ulje të detyruar të një helikopteri privat në zonën e Kavo Liaka në Livathou, Kefalonia, për shkak të defekteve.
Sipas mediave vendase dy personat që udhëtonin në helikopter të moshës rreth 60 vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar për masa paraprake në spitalin e Argostolit.
Sipas disa dëshmive në të njëjtin medium, helikopteri po qarkullonte pranë Kalasë prej disa kohësh./abcnews.al

