Plagosi rëndë bashkëshorten me thikë, këtë të enjte pritet që të jepet masa për 46 vjeçarin Aleko Myrtollari.
Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se ka mbërritur në gjykatë 46 vjeçari, i cili mbrëmjen e së shtunës plagosi rëndë me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin. 46 vjeçari pritet të njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” e cila u dha pas ngjarjes nga gjykata e Korçës në mungesë.
Burime nga prokuroria e Korçës bëjnë të ditur se organi i akuzës në kërkesën për njohjen për masën e sigurisë që i ka dërguar gjykatës, do të kërkojë që Myrtollari të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve./abcnews.al