Shqipëria do të ketë yllin dhe planetin e saj. Bashkimi Ndërkombëtar i Astronomëve i jep të drejtën vendit tonë të përfaqësohet duke emërtuar këto trupa qiellorë. Aktualisht shqiptarët kanë propozuar rreth 100 emra të ndryshëm.
Tungjatjeta, Iliria, Skënderbeu.
Shqipëria do të ketë yllin dhe planetin e saj dhe ai mund të mbajë një nga këto emra, pjesë e listës me rreth 100 propozime të vetë shqiptarëve.
Astrofizikantia Mimoza Hafizi na tregon se Bashkimi Ndërkombëtar i Astronomëve që zotëron të drejtat për emërtimin e çdo trupi qiellor, me rastin e 100 vjetorit të krijimit, i jep të drejtë vendit tonë të përfaqësohet me yllin dhe planetin e tij.
Shqiptarët mund të vijojnë të dërgojnë propozimet e tyre bazuar mbi disa kritere.
Ylli ndodhet 416 vite dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Planeti që sillet rrotull atij na tregon astrofizikantja Hafizi është qindra herë më i madh se Toka dhe është zbuluar në vitin 2011.
Shumë shpejt ylli me kordinata HD 82666 do të mbajë emrin që do t’i vendosin shqiptarët. /ABC News Albania 24/7