Sunak do të ngrejë çështje tregtare në bisedimet me Biden

schedule23:09 - 7 Qershor, 2023

schedule 23:09 - 7 Qershor, 2023

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka thënë se pret të diskutojë paketën kryesore të investimeve në industritë e gjelbra kur ai të takohet me presidentin Joe Biden gjatë udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Duke udhëtuar për në Uashington DC, Sunak tha se “garat e subvencioneve” nuk ishin një zgjidhje për të arritur qëllimet klimatike. Disa ministra britanikë kanë kritikuar Aktin e Biden për Reduktimin e Inflacionit (IRA) si të dëmshëm për tregtinë botërore.

Ligji përfshin 370 miliardë dollarë për të nxitur teknologjinë e gjelbër në ShBA, shkruan BBC.

Në një përpjekje për të reduktuar emetimet e karbonit, miliarda kredi tatimore dhe subvencione janë ndarë për të përshpejtuar prodhimin e paneleve diellore dhe turbinat e erës dhe për të inkurajuar përdorimin e makinave elektrike.

Zëdhënësi i kryeministrit sugjeroi që Sunak do të fliste gjithashtu për nxitjen e teknologjisë së gjelbër, luftën në Ukrainë dhe rregullimin e inteligjencës artificiale.

Downing Street tha se kryeministri do të përpiqet të rrisë sigurinë ekonomike, duke e sjellë atë në përputhje me nivelin e bashkëpunimit Mbretëri e Bashkuar-ShBA për mbrojtjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!