Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar përtej atij momenti ku mund të kthehet pa s.
Sias Hides, Kurti e ka mbyllur raportin me Perëndimin sido që të shkojnë gjërat në veri.
“E vërteta është që Kurti ka shkuar përtej atij momenti ku mund të heqësh dorë dhe të kthehesh pas. Unë them se Albin Kurti e ka mbyllur raportin politik me Perëndimin, çfarëdo që të ndodhi me pas.
Nga ana tjetër sovraniteti i Kosovës nuk mund të garantohet pa praninë e ndërkombëtarëve. Për mendimin e tim ai ka ditët e limituara në pushtet.
Kemi një ndarje të qartë në diskursin politik të SHBA dhe BE, duke ndarë popullin e Kosovës nga Lideri i saj. Ky diskurs po dominon dhe Kurti nuk do të ketë më mbështetjen e ndërkombëtarëve” tha Hide.r.t/abcnews.al