Operacioni që Papa Françesku iu nënshtrua sot në spitalin Agostino Gemelli në Romë ka përfunduar pasditen e së mërkurës.
Papa iu nënshtrua një operacioni në zorrë për shkak të një hernie të brendshme që rrezikonte të shkaktonte një pengesë. Sipas mediave italiane, problemi specifik ka lindur si pasojë e një operacioni të mëparshëm të cilit i ishte nënshtruar Papa dy vite më parë.
Papa Françesku ndodhet në dhomën e tij private në katin e dhjetë të spitalit Gemelli, ku pritet të qëndrojë për të paktën dy ditë. /abcnews.al