Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka thënë se nëse vërtetohet se diga është shkatërruar qëllimisht, ky do të ishte një veprim i ulët i forcave ruse.
Sunak i bëri këto komente gjatë rrugës për në Uashington, ku do të diskutojë luftën në Ukrainë me presidentin amerikan Joe Biden.
Kryeministri tha se ushtria dhe agjencitë e inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar po shqyrtonin atë që kishte ndodhur dhe ishte shumë herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar.
Por, shtoi se nëse do të ishte i qëllimshëm, do të përfaqësonte “sulmin më të madh ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë që nga fillimi i luftës”.
Sulme të tilla, tha ai, janë të “të tmerrshme dhe të gabuara”.
/abcnews.al