Al Ittihad njoftoi marrëveshjen me Karim Benzema, i cili do të qëndrojë rezident i Arabisë Saudite deri në vitin 2026.
Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë me sauditët deri në vitin 2026 dhe do të marrë rreth 200 milionë euro në vit. Në këtë mënyrë, Benzema bëhet lojtari i dytë më i paguar në planet, pas Cristiano Ronaldos, i cili gjithashtu luan në të njëjtën ligë. Tashmë mbetet vetëm prezantimi i tij, ku pritet të marrin pjesë rreth 65 mijë sportdashës.
Kujtojmë se Al Ittiha , me trajner Nuno Espirito Santo, është kampioni në fuqi i Arabisë Saudite, pasi fitoi titullin këtë vit, diçka që aspiron ta arrijë sërish me Benzemanë tashmë në përbërjen e saj. /G.D abcnews.al/
??? ???????? | Karim Benzema (35) signs for Al Ittihad until 2026. €200m salary per year.
Nuno Espirito Santo is the manager, Hélder Costa & Hegazy also play at the Saudi club. pic.twitter.com/PoVCTtjZMv
— EuroFoot (@eurofootcom) June 6, 2023