Klubi i futbollit Milan ka shkarkuar Paolo Maldinin nga posti i drejtorit teknik.
Lajmi është mjaft befasues pas rezultateve të mira që Maldini pati në Milano dhe bashkë me të largohet edhe drejtori sportiv dhe bashkëpunëtori i parë Federic Massara.
Sipas mediave italiane, Juventusi po pret ta thërrasë.
Bardhezinjtë kanë hyrë në një ngërç me Cristiano Giuntoli të Napolit, pasi Aurelio De Laurentiis nuk do ta lërë të ndërpresë kontratën pa dëmshpërblim.
Juve nuk ka kohë për të pritur dhe Massara ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili sigurisht që do të mbetet trajner i klubit nga Torino edhe sezonin e ardhshëm. /G.D abcnews.al/