Belshi është bashkia e radhës e cila do të nisë numërimin e 40 kutive pas ankimimit që i është bërë në KAS nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Ndërkohë të hënën nga rinumërimi i kutive të Rrogozhinës nuk pati ndryshim të rezultati dhe kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla do jetë kryebashkiak i Rrogozhinës për katër vitet e ardhshme.
Ndërkaq gazetarja Ajgena Korbi raporton për ABC News se KAS pritet që të shqyrtojë një tjetër kërkesë ankimimi nga koalicioni Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Kamzës ku kandidati i PS-së Rakip Suli ka fituar me një diferencë shumë të madhe votash, ndaj kundërshtarit të BAshkë Fitojmë Arjan Hoxha./abcnews.a