Lajçak: Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

schedule09:35 - 6 Qershor, 2023

schedule 09:35 - 6 Qershor, 2023

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, këtë të martë ka reaguar sërish në lidhje me takimin që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti një natë më parë në Prishtinë.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se ai dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar janë thellësisht të shqetësuar për situatën në veri të Republikës së Kosovës.

“I dërguari amerikan Gabriel Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për qetësimin e menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve në Kosova dhe kthimi në dialogun për normalizim”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Mbrëmjen e së hënës menjëherë pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se ai dhe Escobar kërkuan nga kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialog.

Ndërkohë sot dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë ndodhen në Beograd ku do të takohen me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!