Shpërthimi i digës në Kherson, Michel: Do ta ngre këtë çështje në Këshillin Europian

schedule09:26 - 6 Qershor, 2023

schedule 09:26 - 6 Qershor, 2023

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel pritet të paraqesë propozimin e tij për ndihmë në zonat e përmbytura pas sulmit në një digë ukrainase në samitin e qershorit.

Michel tha se ishte i tronditur nga sulmi i paprecedentë në digën Nova-Kahovka . Shkatërrimi i infrastrukturës civile është padyshim një krim lufte dhe se të gjithë përgjegjësit do të dënohen.

“Unë do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin Europian dhe do të propozoj ndihma për zonat e përmbytura. Mendimet e mia janë me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo fatkeqësi”, përfundoi presidenti i Këshillit Europian.

/abcnews.al