Pas 14 vitesh karrierë, “bomberi” francez i Real Madrid i dha ditën e sotme lamtumirën “galaktikëve”, teksa u transferua te arabët e Al-Ittihad, ku do të paguhet plot 100 milionë euro në sezon, për 2 vite.
Largimi i “gjelit” francez nga sulmi ka lënë një boshllëk të madh në repartin ofensiv të “mbretërve” të Madridit, të cilët tashmë kanë bërë gati “thesin” për të gjetur zëvendësuesin e fituesit të “Topit të Artë”.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Real Madrid synon që Harry Kane të zëvendësojë Karim Benzema në sulm, me “los blancos” që po përgatisin ofertën e parë prej 80 milionë euro për Tottenham, si dhe një ofertë 3-vjeçare prej 11 milionë në sezon për qendërsulmuesin anglez.
Ndër emra të tjerë që “galaktikët” kërkojnë për sulmin janë dhe ato të Kai Havertz, Joselu, Victor Osimhen e Dusan Vlahovic. /i.m /abcnews.al